Pa të meta

L1,300

Përshkrim

Autor: Elsie Silver

E përktheu: Agim Doksani
* * *

Rregullat ishin të thjeshta: mbaji duart larg vajzës së agjentit dhe mos i hap telashe vetes. Mirëpo tani ai u përzie me të. Kishte vetëm një shtrat dhe, veç kësaj… rregullat janë bërë për t’u shkelur.
Ret Itëni është fytyra e kalërimit profesionist të demave. Djali i artë. Ose, të paktën, i tillë ishte deri sa gjithçka iu përplas fytyrës gjatë një zënke në publik. Tani agjenti i thotë që duhet të pastrojë figurën dhe i cakton Retit si mbikëqyrëse me kohë të plotë vajzën e vet të fortë, deri në fund të sezonit. Po Reti nuk i duron dot dadot, sidomos ato me xhinse të ngushta, me buzëqeshje sensuale dhe me një gojë që nuk pushon së foluri. Një gojë që ai nuk e heq dot nga mendja. Shumë shpejt, mëson se Samër Hamiltoni nuk është veç një kala e re për t’u mposhtur. Ajo e dallon mirë burrin e vërtetë që qëndron pas maskës dhe nuk vrapon larg tij, por e tërheq ndaj vetes, edhe pse nuk duhet. Ajo thotë që e gjitha është pa rëndësi. Edhe Reti thotë që e gjitha kjo nuk ka rëndësi. Ajo thotë që ka kufij të cilët nuk duhet t’i kapërcejnë. Që emri i Retit nuk mund ta durojë një goditje tjetër… por as zemra e saj e lënduar. Reti thotë se, sido që të vijë puna, do t’ia grabitë atë zemër.

* * *
“Nuk e lëshoja dot nga dora! ‘Pa të meta’ është seksi, zalisës dhe që të mban të mbërthyer deri në fund! Një kalërues kokorosh demash që i ka dalë nam i keq dhe një heroinë e papërkulur së cilës ai nuk mund t’i rezistojë? Hëm… PO, TË LUTEM! Për mua, ishte libri numër një për vitin 2022!
– Shkrimtarja bestseller Laura Pavlov

“Më mbërtheu qysh nga faqet e para dhe më pëlqeu lidhja elektrike midis këtyre personazheve.”
– Jeeves Reads Romance

“Elsie Silver ka goditur në shenjë. Një hero mashkull me probleme. Një heroinë e vendosur. Një mal me tension seksual e me gjithçka tjetër. Thjesht, i përsosur.”
– Jen’s Dreamy Little Reads

sqAlbanian