Përshkrim
Claire Douglas
E përktheu nga origjinali: Anila Duka
* * *
Viktimat…
Kur shtatzëna Safron Katlër zhvendoset në banesën numër 9
në fshatin Skelton me të dashurin Tom dhe fillon rinovimet,
as që i shkon mendja se ndërtuesit do të zbulojnë aty
mbetje njerëzore. Eshtrat e dy trupave, në fakt.
Hetimi…
Mjekësia ligjore zbulon se trupat janë varrosur aty të
paktën tridhjetë vjet më parë. Safi nuk ka pse të shqetësohet.
Policia nis hetimin për vrasje dhe kërkon të flasë
me ish-pronarin e vilës, që është gjyshja e saj, Roza.
Dëshmitarja…
Roza banon tani në një shtëpi pleqsh dhe Alzhajmeri ia ka
dëmtuar dhe ngatërruar kujtimet. Nuk është në gjendje ta
ndihmojë policinë, por duket qartë se kujton diçka.
Vrasësi…
Ndërsa Rozës i shfaqen kujtime të copëzuara dhe policia
gërmon gjithnjë e më thellë, Safi ka frikë se ajo
dhe vila vëzhgohen nga dikush.
E vërteta…
Çfarë kishte ndodhur tridhjetë vjet më parë?
Pse askush nuk i ka kërkuar viktimat?
Çfarë roli ka luajtur gjyshja?
Dhe a është e rrezikuar Safi tani?