Përshkrim
Autor: Jay Shetty
Dashuria: Si ta gjesh, ta mbash dhe ta lësh të ikë
* * *
Askush nuk të ulet përballë e të të mësojë si të dashurosh. Kështu që njeriu hyn shpesh në marrëdhënie pa pasur asgjë më shumë se idetë e krijuara nga filmat romantikë dhe kultura pop, të cilat vetëm sa e ngatërrojnë punën. Por jo pasi të kesh lexuar këtë libër.
Në vend që ta paraqesë dashurinë si koncept eterik ose koleksion klishesh, Jay Shetty parashtron këtu hapa specifikë, të zbatueshëm, që të vijnë në ndihmë të zhvillosh aftësitë për të praktikuar dhe ushqyer dashurinë më mirë se kurrë më parë. Ai parashtron këtu njohuri se si të fitosh sfidat që paraqet marrëdhënia me personin tjetër, si ta përkufizosh dashurinë dhe si ta trajtosh ndarjen. I frymëzuar nga urtësia e shkrimeve vedike dhe nga shkenca moderne, ai trajton të gjithë ciklin e marrëdhënieve, nga takimet e para deri te lidhja në çift, madje edhe ndarjen dhe nisjen nga e para. Na tregon se si të mos biem pre e premtimeve të rreme dhe partnerëve që nuk na përmbushin.
* * *
“Një udhërrëfyes i shkëlqyer për ta shndërruar lidhjen e dashurisë në gëzim dhe përmbushje.”
– Deepak Chopra
“Në këtë libër plot ide, Jay Shetty shkatërron disa mite duke u mbështetur te mençuria e lashtë dhe shkenca e sotme, për të na treguar se si ta gjejmë dashurinë që meritojmë, te vetja dhe te të tjerët.”
– Lori Gottlieb
“Aftësia e autorit për të shkruar me kaq vërtetësi dhe mençuri, kur bëhet fjalë për dashurinë dhe jetën, është mjeshtërore. E kam ndier gjithmonë si një temë më të madhe nga sa mund ta trajtoja vetë, por tani më duket e arritshme.
Ky libër më bëri të ndihem i sigurt dhe i qartë se si të veproj për të dashuruar me hijeshi.”
– Shawn Mendes
“Ky libër i mrekullueshëm ofron zgjidhje reale dhe të sinqerta për problemet komplekse që lindin mes dashurisë. Do të doja ta kisha lexuar kur isha i ri, në kërkim të dashurisë, por jam shumë mirënjohës që e kam lexuar tani – kështu do të ndiheni edhe ju.”
– Russell Brand