Description
PREK, NDIEJ, DËGJO: KAFSHËT E BOTËS
Gishtat e veckël të fëmijëve mund ta shfletojnë me shumë lehtësi këtë libër, pasi fletët e tij janë bërë enkas për ta. Pastaj, faqe pas faqeje, ata do të shtypin sqepin e papagallit e do të dëgjojnë se si bën ai; do të prekin, do të dëgjojnë e do të ndiejnë shpatullën e tigrit, shpinën e hipopotamit e të koalës, baluken e lamës, si dhe barkun bardhosh e të butë të pinguinit. Dhe të gjitha këto janë të shoqëruara edhe me fare pak tekst me rimë, të cilin vogëlushët mund ta mësojnë me ëndje.
Certifikuar për sigurinë nga BE