Description
Dr. Amir Levine
Rachel S.F. Heller
Libër i ri
A ka shkencë për të dashuruar?
Në këtë libër novator, psikiatri dhe neuroshkencëtari Amir Levine dhe psikologia Rachel S. F. Heller zbulojnë sesi të kuptuarit e teorisë së lidhjes – shkenca më e avancuar e marrëdhënieve që ekziston deri sot – mund të na ndihmojë të gjejmë dhe të mbajmë dashurinë e vërtetë.
E krijuar nga psikologu John Bowlby në vitet 1950, fusha e lidhjes shpjegon se secili prej nesh sillet në marrëdhënie në një nga tre mënyrat e ndryshme:
I Sigurti, Ankthiozi dhe Bishtnuesi. Në përgjithësi, njerëzit e sigurt e shijojnë intimitetin dhe zakonisht janë të ngrohtë dhe të dashur; njerëzit e ankthshëm digjen për intimitet, e mbajnë mendjen gjithë kohës tek marrëdhënia e tyre dhe zakonisht i ha meraku se mos partneri nuk do të jetë i aftë që t’ua kthejë dashurinë; njerëzit bishtnues e shohin intimitetin si një humbje të pavarësisë dhe përpiqen gjithë kohës që ta minimizojnë afërsinë me tjetrin.
Me njohuri psikologjike magjepsëse, pyetësorë dhe raste studimore, Dr Amir Levine dhe Rachel Heller ju ndihmojnë që të kuptoni më mire tre stilet e lidhjes, të identifikoni stilin tuaj dhe të njihni stilet e të tjerëve në mënyrë që të gjeni partnerë të mirëkuptueshëm ose të përmirësoni marrëdhënien tuaj ekzistuese.
Si mund t’ju ndihmojë shkenca që të gjeni dhe të mbani lidhjen e vërtetë
I SIGURTI, ANKTHIOZI DHE BISHTNUESI