Kokë e këmbë në dashuri

L1,200

Category:

Description

“Kokë e këmbë në dashuri” është romani i dytë i serisë së Motrave Bellinxhër. Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike tepër zbavitëse për një donzhuan të thekur që padashje bie në dashuri me shoqen e tij të ngushtë, teksa përpiqet ta ndihmojë për t’i fituar zemrën një burri tjetër…

Peshkatari i gaforreve, Foks Thornton gëzon namin e një donzhuani seksi, që s’e vret mendjen për asgjë. Të gjithë e dinë që po ndenje me të, qejfin dhe zbavitjen, në shtrat dhe jashtë tij, e ke të sigurt. Ama, derisa njihet me Hana Bellinxhërin. Mirëpo ajo nuk bie pre e pamjes dhe joshjes së tij, nga ana tjetër, duket se vlerëson shumë… personalitetin e tij? Dhe do që të jenë shokë? E çuditshme. Por asaj i pëlqen tepër ai dhe nuk guxon të ndërmarrë ndonjë aventurë, i mjafton të jenë miq. Hana ka ardhur në qytet për punë dhe pas shumë diskutimesh me të motrën, Pajperin, bie dakord që të flejë në shtëpinë e Foksit, në dhomën e miqve. Ajo e di që Foksi është gruar famëkeq, por nuk dyshon që ata të dy

janë vetëm shokë. Ndërkaq, ajo ushqen ndjenja të thella për një kolegun e saj, i cili nuk ia kthen me të njëjtën monedhë, ndaj Foksi është njeriu i duhur që mund ta ndihmojë me jetën e saj të trishtuar dashurore. E armatosur me këshillat e Kazanovës së Uestportit, Hana rreket t’i tërheqë vëmendjen kolegut të saj… por sa më shumë kohë kalon me Foksin, aq më tepër e dëshiron.

en_USEnglish