KONTESHA

L1,500

Category:

Description

Autori: El James

 

Libri pasues i The Mister, bestsellerit #1 të New York Times, një histori dashurie drithëruese dhe pasionante nga EL James, autorja e trilogjisë fenomenale bestseller Pesëdhjetë Hijet.
Çfarë ndodh kur këmba futet në këpucën e xhamtë..?
Maksim Trevelliëni, Konti ngurrues i Trevethikut, e ka ndjekur gruan që dashuron deri në malësitë e Shqipërisë. Pasi ka luftuar për të dhe e ka fituar, tani duhet të martohet, nën kërcënimin e armës.
Por a mundet që një donzhuan i reformuar si Maksimi të shndërrohet në një bashkëshort të mirë…. apo nami i keq dhe të fshehtat skandaloze të familjes së tij aristokrate do t’ia shkatërrojnë lumturinë e porsagjetur?
Alesia Demaçi ka sfiduar rrëmbyesit e trafikantët dhe ka fituar zemrën e burrit që dashuron, por a do të dijë ta bëjë të funksionojë martesën e vet? E përballur me të shkuarën turbulluese të Maksimit dhe familjen e tij armiqësore, nën zhbirimin dhe pëshpërimat e elitës londineze, a do të arrijë të shihet si kontesha e Maksimit… apo do të mbetet gjithmonë si ish-pastruesja e tij?
Nga malet madhështore të Shqipërisë, përmes idilit rural të fshatrave të Anglisë, deri në joshjen e dyshimtë të Londrës bashkëkohore, Kontesha është një udhëtim magjepsës dashurie, malli, pranimi dhe faljeje.

en_USEnglish