Mashtrimi i përsosur

L1,200

Description

Autori: A.R.Torre

 

GJASHTË ADOLESHENTË TË VRARË. NJË I DYSHUAR PAS HEKURAVE. NJË BABA I DËSHPËRUAR.

Psikiatrja Guen Mur është eksperte për vrasësit. Ajo ka kaluar një dekadë duke trajtuar grabitqarët më të shthurur të Kalifornisë dhe duke zbërthyer arsyet e tyre; grabitqarë si vrasësi serial famëkeq Zemra e Gjakosur. Viktima e tij e fundit, një adoleshent që arriti të arratisej, identifikoi si robëruesin e tij mësuesin e shkollës së mesme, Rendëll Tompsonin. Për Guenin dhe për mediet çështja kundër tij është e vulosur dhe e mbyllur, derisa një zhvillim i fundit ndryshon gjithçka…

Avokati mbrojtës Robert Kevin është babai ende i traumatizuar i një prej viktimave të vrasësit Zemra e Gjakosur. I bindur për pafajësinë e Tompsonit, ai ofrohet që ta përfaqësojë atë. Kështu, Roberti dëshiron që Gueni të intervistojë të akuzuarin, të krijojë një profil psikologjik të vrasësit dhe të viktimave dhe të ndihmojë në pastrimin e emrit të klientit të tij.

Ndërsa Gueni e Roberti afrohen më shumë dhe ajo zhytet më thellë në hetim, lindin pyetje të rënda. Nga ana tjetër, ajo dyshon se edhe Roberti po fsheh diçka, por mund të mos jetë i vetmi që mbart një sekret.

en_USEnglish