Description
Liber i ri
E përktheu: Anila Duka
ISBN 978-9928-00-604-2
592 faqe
Parimet e suksesit
Si të shkosh nga aty ku je, atje ku dëshiron të jesh
E përktheu: Anila Duka
ISBN 978-9928-00-604-2
592 faqe
* * *
Jack Canfield, bashkëkrijues i serisë fenomenale bestseller “Supë pule për shpirtin”, u kthehet parimeve që ka studiuar dhe zbatuar për më shumë se 30 vjet në këtë udhërrëfyes praktik dhe frymëzues, që do t’ju ndihmojë të arrini aty ku dëshironi të gjendeni.
“Parimet e suksesit” do t’ju mësojnë si të rrisni vetëbesimin, të kapërceni sfidat e përditshme, të jetoni me pasion dhe synime, të realizoni ambiciet që keni. Ky libër nuk është vetëm një koleksion idesh të mira, por na shtjellon 64 parime të vlefshme që kanë zbatuar në histori njerëzit e suksesshëm. Të praktikuara çdo ditë, këto parime do t’ju shndërrojnë jetën siç nuk e keni ëndërruar kurrë!
I mbushur me histori plot kuptim dhe fymëzim nga drejtues ekzekutivë, atletë të klasit botëror, njerëz të famshëm, por edhe të zakonshëm, libri “Parimet e suksesit” do t’ju japë shtysën e duhur për të arritur qëllimin e dëshiruar.
Pesë idetë e mëdha
* “Në jetë, duhet të kontrollosh vetëm tri gjëra: mendimet që mendon, pamjet që përfytyron dhe veprimet që ndërmerr (sjelljen).”
* “I paraqitur në formën më të thjeshtë, Ligji i Tërheqjes thotë
* se, ajo që e mendon, ajo që e flet, ajo që e beson fort dhe që e ndien thellësisht, ajo do të ndodhë.”
* “Gjërat materiale mund t’i humbësh, por nuk e humbet kurrë mjeshtërinë, atë që ke mësuar dhe që je bërë gjatë procesit të arritjes së qëllimeve.”
* “Një nga strategjitë më të mira për sukses është të veprosh sikur tashmë ndodhesh aty ku dëshiron të arrish.”
* “Bota nuk të paguan për atë që di, të paguan për atë që bën.”