Përroi i korbave

L1,400

Categories: ,

Description

Autor: Emilia Hart

Botimet Living ju prezantojnë me librin e ri të Emilia Hartit, “Përroi i korbave”, një roman gotik, magjik, misterioz dhe emocionues, që do t’ju mbërthejë deri në faqen e fundit!😍
Përkthyes: Sonila Pasmaçiu

𝐓𝐫𝐢 𝐠𝐫𝐚 𝐭ë 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭ë𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐞𝐬ë 𝐬𝐡𝐞𝐤𝐮𝐣

𝘕𝘫ë 𝘳𝘳ë𝘧𝘪𝘮 𝘥𝘳𝘪𝘵𝘩ë𝘳𝘶𝘦𝘴 𝘱ë𝘳 𝘧𝘶𝘲𝘪𝘯ë 𝘦 𝘨𝘳𝘶𝘢𝘴 𝘥𝘩𝘦 𝘧𝘶𝘲𝘪𝘯ë 𝘦 𝘯𝘢𝘵𝘺𝘳ë𝘴

2019: Keti largohet nga Londra për t’u strehuar në shtëpizën e trashëguar nga halla. E mbuluar nga lule kacavjerrëse, dhe me një kopsht të mbingarkuar, ajo kthehet në një Parajsë për ta mbrojtur Ketin nga bashkëshorti abuziv. E megjithatë, Keti ndien se shtëpiza mbart një sekret…

1619: Alta njeh sekretin e bimëve, dhunti që në familje ka kaluar brez pas brezi. Shumë fshatarë shkojnë tek ajo për ndihmë, mirëpo kur njëri prej tyre humbet jetën pasi goditet nga bagëtia, të gjithë e drejtojnë gishtin nga ajo dhe e akuzojnë për magji.

1942: Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Violeta bllokohet në pronën e madhe të familjes. E ndrydhur nga normat e shoqërisë, ajo digjet nga dëshira për të studiuar si i vëllai, por edhe nga mendimet për nënën, e cila ka ndërruar jetë prej kohësh. Përflitet se gati-gati ishte çmendur para vdekjes. Gjërat e vetme që i kanë mbetur prej saj, janë medaljoni me germën “U” dhe një gdhendje e çuditshme në murin e dhomës së saj.

en_USEnglish