Description
Autor: CATHERINE COWLES
Një natë – një çast i vetëm – më kushtoi gjithçka.
Trupin tim të plagosur. Djalin që kisha menduar se do të ishte përgjithnjë imi. Jetën që kisha ëndërruar.
Tani, Holti është kthyer. Dhe nuk është më djalë, por një burrë me hije poshtë syve e me demonë që e ndjekin pas. Thotë se ka ardhur të çojë drejtësinë në vend. Të kthejë diçka nga të gjitha ato që humbëm. Dhe nuk jep asnjë shenjë se do të largohet nga qyteti i vogël që ka qenë streha ime.
Teksa çastet e vjedhura shndërrohen në ditë, Holti nuk më ndahet. Me shikimin e tij përvëlues e me prekjet molisëse. Nuk kalon shumë e muret e mia shemben dhe shpresoj fort që kjo mundësi e dytë të mos jetë aq e nxituar sa duket.
Por jo të gjithë janë të lumtur nga kthimi i Holtit. Kur tragjedia godet sërish, jam unë ajo që bëhem shënjestra. Dhe kësaj here Holti mund të mos jetë në gjendje të më shpëtojë…
* * *
Ky libër… nuk kam fjalë që ta shpreh sa i jashtëzakonshëm është. Me të vërtetë! Të prek telat e zemrës dhe është një nga shembujt më të mirë të personazheve të papërsosur që na ngjajnë ne të gjithëve e që qajnë, qeshin e dashurojnë siç bëjnë njerëzit e zakonshëm.
Ky libër, ashtu si edhe të tjerët e kësaj serie, është nga ata që duhet lexuar patjetër.
– Amazon