Sekrete të një nate vere

L1,200

Categories: ,

Description

Autor: Lisa Kleypas

 

Anabela, Liliana, Evi dhe Dejzi janë katër gra të reja plot shpresa, ëndrra dhe frikëra, të lodhura duke pritur që burri i jetës së tyre të vijë t’i kërkojë: miqësia do t’i bëjë më të guximshme dhe të shkathëta, dhe tani e tutje do të ndihmojnë njëra-tjetrën.
Anabela është magjepsëse dhe e kulturuar, me origjinë fisnike, por pa pajë. Dhe vetëm në përralla princërit martohen me vajzat e varfëra, ajo e di mirë këtë. Por krenaria e saj e akullt nuk e lejon ta pranojë vardisjen e Simon Hantit, borgjez i pasur dhe joshës i vrullshëm, shumë i ndryshëm nga aristokratët që do të donte të shtinte në lak. Të paktën deri kur ai i vjedh një puthje që nuk arrin ta harrojë më…
Kështu fillon midis të dyve një lojë joshjeje dhe dëshire, deri kur lëvizja më e paparashikuar nga të gjitha, dashuria, do t’i lërë pa frymë.
REVIEWS
“Autore e rrallë. Në të njëjtën faqe të bën të qeshësh dhe të qash njëherësh.”
– Julia Quinn
“Zbavitëse, sensuale dhe e matur, por gjithmonë bindëse. Lisa Kleypas është një tregimtare vërtet e talentuar.”
– Publishers Weekly
“Kleypas është një perlë romantike, një mbretëreshë midis një oborri të gjerë mbretëror të autorëve të romancës historike.”
– Entertainment Weekly
“Do të kënaqeni gjatë leximit dhe kur të ktheni faqen e fundit do të psherëtini thellë.”
– RT Book Review

en_USEnglish