Description
Libër i ri
Autori: Malorie Blackman
Shtëpia botuese Dituria
Përktheu: Virgjil Muçi
… Ja çfarë di unë me siguri:
Ime më është Krose – pjesë e së ashtuquajturës elitë sunduese.
Im atë ishte Qeros.
Im atë ishte vrasës…
Kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet që kur Sefi u njoh me Kallumin dhe urrejtja që i ndante u kthye në dashuri e shpresë.
Por bota nuk ka ndryshuar aq shpejt për vajzën e tyre, Kalli Rouzin. Duke qenë “racë e përzier”, me një nënë Krose dhe një baba Qeros, në një shoqëri ku Qerosët lëkurëzbehtë trajtohen si inferiorë, ajo tregohet përherë me gisht dhe kudo që shkon, dëgjon pëshpërima për të shkuarën e familjes së vet. Sefi, e ëma, nuk i ka treguar thuajse asgjë së bijës për të atin, por kur Kalli Rouz rritet dhe arrin moshën e adoleshencës, mëson papritmas diçka rreth prindërve të saj dhe është e vendosur ta zbulojë të vërtetën deri në fund. A ishte i ati një terrorist? Apo familja e tij ka luftuar për barazi për popullsinë Qerose? Teksa Kalli fillon të largohet nga Sefi dhe dëshiron ta njohë botën me “sytë e vet”, në mënyrë të pashmangshme, ajo gjendet në një lojë ku rreziqet janë të mëdha dhe ku mund të ketë vetëm një fitues…
Historia e tretë e dramatike e sagës E bardha dhe e zeza.
Votuar si një nga librat më të dashur në Britaninë e Madhe, seria e bardha dhe e zeza e Malorie Blackmanit është një vepër klasike dhe vërtet moderne për të rinjtë.