BILL BRYSON: TRUPI, udhërrëfyes për përdoruesit

L2,000

BILL BRYSON: TRUPI, udhërrëfyes për përdoruesit
Përkthyes: Ilir I. Baçi
Faqe: 506

Shpallur nga NEW YORK TIMES si “Libri i vitit mbi shkencën”

“Një udhëzues i mbushur me mrekulli. Tregime të jashtëzakonshme mbi zemrën, mushkëritë, gjenitalet… krahas ca këshillave mbi zemërimin dhe jetën: të gjitha me stilin e pashoq të Bryson-it.” – GUARDIAN
“Njëra prej pikave të forta të këtij libri të ri e të këndshëm të Bryson-it… është se na tregon mijëra gjërat pak të njohura e të vlerësuara që na i kryen trupi për të na dhënë mundësi të jetojmë përditshmërinë.” – NEW YORK TIMES

Bill Bryson i hyn një rrugëtimi për të zbuluar se si pikërisht funksionon trupi i njeriut dhe çfarë ndodh brenda tij, por shumë shpejt e kupton se është shumë më i ndërlikuar dhe më i mahnitshëm, madje shpesh më i mistershëm nga sa ia ka marrë mendja. Duke ndjekur një itinerar që nga truri e deri “aty poshtë”, që prej fillimit të jetës e deri në fund të saj, ai na tregon se jemi një rast suksesi mbresëlënës. Dhe historia si jemi përpjekur të bëhemi zot të biologjisë sonë për të luftuar sëmundjet është e mbushur plot e përplot me heronj të heshtur, anekdota të çuditshme dhe fakte të jashtëzakonshme.
Mahnitës pafundësisht, një libër sa i plotë, aq edhe tërheqës, ky manual përdorimi, që duhet lexuar medoemos, është ndër më të mirët e Bryson-it.

“Bryson-i i fut trurit lëkurën, tulin dhe bërthamat e një lënde dhe nxjerr prej tij një lëng të ëmbël e të shijshëm: ky libër është një mrekulli.” – SPECTATOR
“I ngjeshur me fakte interesante, shpesh të çuditshme.” – THE TIMES

sqAlbanian