Dikur apo tani ?

L1,000

Përshkrim

Libër i ri

Autori: Aulona Ilasllari

Booktoku ka emrat e tij edhe në Shqipëri tashmë. Njëra prej tyre që ka spikatur gjatë muajve të fundit eshte Aulona Ilasllari.

Pas romanit bestseller “Një fund pa fillim”, sjell romanin e dytë të kësaj romance prekëse, që hidhet në qarkullim në prag të Shën Valentinit: Kur dashuria ndërthuret me dhimbjen, a thua është më po e njëjta dashuri? A do të venitet, apo ndoshta sa më shumë të vuash, dashuria vjen dhe bëhet më e fortë?

Rubi dhe Xhonatani, do të marrin një vendim për t’u ndarë nga njëri-tjetri, ndonëse dashuria e tyre ishte vetë zjarri. Zënkat sa vinin e shtoheshin, duke tronditur çdo ditë e më shumë “kalanë” e tyre të dashurisë. Mes lotësh do të lënë njëri-tjetrin, me mendimin se çdo gjë tashmë mori fund.

Një natë vjeshte, një takim i rastësishëm mes tyre, do të ndryshojë rrjedhën e të gjithë historisë. Një takim, në të cilin do të ndihet se dashuria e tyre është akoma e zjarrtë. Thua e tashmja za do të ndikoj në të ardhmen e tyre? A do ta gjejnë ata fuqinë për të vazhduar, aty ku u dorëzuan 2 vite më parë?…

sqAlbanian