Përshkrim
Autor: Freida McFadden
Kjo shtëpi e përsosur ka një rregull.
Mos shiko nga prapa dyerve të mbyllura…
* * *
– Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve.
– Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prek derën me majat e gishtave. – Ime shoqe… është shumë e sëmurë. Ndërsa ai vazhdon të më tregojë apartamentin fantastik mbi tarracë, kam një ndjesi tmerruese për gruan prapa dyerve të mbyllura. Por nuk mund të rrezikoj humbjen e kësaj pune; jo, po të dua të vazhdoj të ruaj të fshehtën time më të errët…
Është e vështirë të gjej një punëdhënës që nuk më pyet shumë për të kaluarën time. Prandaj falënderoj yllin tim fatsjellës që Garrikët, si për mrekulli, më pajtojnë për të pastruar apartamentin e tyre fantastik prej nga shikohet i gjithë qyteti dhe për të përgatitur ushqime të shijshme në kuzhinën e tyre plot dritë. Mund të punoj ca kohë këtu pa rënë në sy, përderisa më paguajnë mirë.
Shtëpia është pothuajse e përsosur. Por nuk e kam takuar ende zonjën Garrik dhe nuk kam arritur të hedh një sy brenda dhomës së gjumit të mysafirëve. Jam e sigurt që e dëgjoj duke qarë. Kur mbledh rrobat e palara, shikoj pikat e gjakut në jakën e këmishës së saj të bardhë të natës. Dhe një ditë nuk e mbaj dot veten e trokas te dera. Kur hapet ngadalë, ajo që shikoj brenda ndryshon gjithçka… Është ai çasti kur bëj një premtim. E kam bërë edhe më parë një gjë të tillë.
Mund ta mbroj zonjën Garrik pa zbuluar të fshehtat e mia. Dagllas Garriku ka gabuar. Do të paguajë për gabimin.
Çështja shtrohet vetëm se deri ku jam e gatshme të shkoj…