Përshkrim
Enciklopedia e madhe e trupit të njeriut
Ndryshe nga ç’është botuar deri më sot, kjo enciklopedi jep informacione të gjera e mjaft të hollësishme për trupin e njeriut. Atë mund ta përdorin të gjithë fëmijët e adoleshentët që duan të njohin gjithçka mbi pjesët dhe funksionimin e trupit të njeriut, që u pëlqen mjekësia dhe që u nevojitet për të sqaruar si duhet e për të ilustruar tema të ndryshme mësimore në lëndë, si: dituria e natyrës, biologjia, anatomia etj. Por “Enciklopedia e madhe e trupit të njeriut” është e vlefshme edhe për të rriturit, pasi, me anë të ilustrimeve të gjalla, të sakta e të hollësishme, mund të mësojnë me gjuhë të thjeshtë për gjithë sistemet e trupit, për kokën e qafën, për kraharorin e shpinën, për krahët, duart, këmbët, barkun, legenin etj. Po të udhëtoni në këtë libër e të hyni thellë brenda trupit të njeriut, do të zbuloni se ç’ka nën lëkurë, që nga reflekset jetëshpëtuese deri te qelizat që gjurmojnë dhe vrasin mikrobet, se përse djersitja mund t’ju shpëtojë jetën, si krijohen kujtimet në tru, përse gjaku është i kuq…
Certifikuar për sigurinë nga BE