Përshkrim
Lucy Score
Gjëra që i lamë pas
SHKRIMTARJA BESTSELLER #1 E NEW YORK TIMES
Ekziston vetëm një femër që mund të më bënte të ndihesha i çliruar.
Por më mirë hidhem mes flakëve se sa t’i kërkoj gjë Sloanës.
Lusien Rollinsi është bosi truphajthëm që kërkon të hakmerret. Me synimin që të fshijë shenjën e të atit nga emri i familjes, ai mendon çdo minutë si të tërheqë fijet e të ndërtojë një perandori të pashkatërrueshme. Sa më shumë para dhe pushtet të grumbullojë, aq më i mbrojtur është nga rreziqet.
Me përjashtim të rastit kur rreziku vjen nga bibliotekarja trupimtë e qytetit të vogël, e cila e bën të mos e zërë gjumi natën…
Sloanë Uolltoni është vajza çamarroke e vendosur që të vazhdojë luftën e të atit për drejtësi. Luftë që do ta fillojë sapo zbulon çfarë bën për familjen e saj njeriu që ajo urren. Të penguar nga një e fshehtë e errët e së kaluarës dhe nga mospëlqimi i tanishëm për njëri-tjetrin, Sloana i beson Lusienit vetëm deri aty sa të hedhë krahëve pallton e tij.
Kur grindja shndërrohet rastësisht në lojë joshjeje seksuale, asnjë prej tyre nuk pendohet nga nata e zjarrtë e kaluar së bashku. Me t’u ndezur ai zjarr, duket e pamundur të shuhet më. Por gjendja duket pa rrugëdalje për këta dashnorë-armiq, sepse Sloana është gati të krijojë familje kurse Lusieni as që do të dëgjojë për idenë e martesës e të fëmijëve.
Burrat e këqij i prishin gratë. Ky është besimi i Lusienit që ai e ka vërtetuar mbi shpinën e tij dhe që nuk e lë të provojë shansin me Sloanën. Do të pranonte më parë që të jetonte i vetmuar se sa ta vinte atë në rrezik. Por pastaj mëson se qëndrimi larg saj do të thotë ta lërë atë të pambrojtur nga të tjera rreziqe.
Është hera e dytë që ai e përzë Sloanën me vrazhdësi nga jeta e tij. Ajo nuk ka ndërmend t’i japë një shans të tretë dhe atij do t’i duhet ta krijojë vetë atë.