Gruaja e ngrënshme

L1,200

Përshkrim

Autor: Margaret Atwood

 

“Gruaja e ngrënshme”, satira therëse dhe eksplorimi marramendës i kanibalizmit emocional!

“Gruaja e ngrënshme”, satira therëse dhe eksplorimi marramendës i kanibalizmit emocional!

Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i
kanibalizmit emocional.

Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Toronto dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra.

Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë “normale”, ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohet me shpresën se martesa do t’ia japë vendin që meriton.

Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe, ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet.

Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit… çdo gjë. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë.

Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është… konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë, shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë.

Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt. “Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera.

Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. “Gruaja e ngrënshme” është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore.

sqAlbanian