Përshkrim
Autori Michael Ende
“Bëj ç’të duash”, thotë mbishkrimi në simbolin e pushtetit sundues pa kufij të Fantastikës. Por se ç’do të thotë kjo në të vërtetë, Bastiani e merr vesh vetëm pas shumë kërkimesh të gjata e të mundimshme. Kujtdo që vjen në Fantastikë, Perandoresha – fëmijë i jep një medaljon si shenjë pushteti pa kufij.
“Bëj ç’të duash”, shkruhet brenda në të dhe Bastiani në fillim e interpreton kështu: “Bëj ç’të të dojë qejfi!”. Kështu, ai zhytet gjithnjë e më thellë në strudelin e fantazisë pa fre, që të bën të harrosh. Por më në fund e kupton se kjo moto mund të ketë kuptimin: “Bëj atë çka të do zemra, atë çka ti e dëshiron me të vërtetë!”
Të mos kishte pasur Atrejun, shokun e tij, kurrë nuk do të kishte mundur të dilte nga ai vend pa kufij. “Ka njerëz që kurrë nuk arrijnë të vijnë në Fantastikë dhe njerëz që arrijnë të vijnë, por mbeten përgjithmonë aty. Pastaj ka edhe ca të tjerë që shkojnë në Fantastikë dhe kthehen përsëri. Kështu si ti, Bastian. Dhe këta njerëz bëjnë që të dyja këto botë të jetën botë të shëndosha.”