Icebreaker

L1,500

Përshkrim

HANNAH GRACE

E përktheu: Adrian Beshaj
ISBN 978-9928-00-630-1
520 faqe
Çmimi 1500 Lekë

* * *

Sensacion në TikTok!
– Shkëndijat ndizen kur një patinatore e zonja dhe një kapiten i ekipit të hokejit detyrohen të dalin në një pistë patinazhi.

Anastasia Alen është përpjekur gjithë jetën për të hyrë në ekipin kombëtar. Duket se gjithçka po shkon sipas planit kur merr një bursë të plotë në Universitetin e Kalifornisë, “Maple Hills”, dhe hyn në ekipin e patinazhit artistik aty.
Asgjë nuk e pengon, madje as kapiteni i ekipit të hokejit, Nate Houkins.
Nate, si kapiten i ekipit, synon ta mbajë skuadrën në formë me stërvitje pa fund në akull. Çka ndërlikohet kur një problem i detyron djemtë të përdorin të njëjtën pistë patinazhi me ekipin e patinazhit artistik – ku bën pjesë Anastasia, e cila e shpreh qartë se nuk e duron dot tipin e tij.
Por kur partneri i patinazhit të Anasta-sias përballet me probleme, asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të hedhë sytë drejt Nates.
Shkëndijat mes tyre ndizen, por Anastasia nuk shqetësohet…
se më parë nuk i kanë pëlqyer kurrë lojtarët e hokejit. Po tani?

* * *
Kur lexoj për të, më vjen të bëhem unë djali më shakaxhi dhe ta bëj për të qeshur atë vajzë.
– Goodreads

Romancë plot shije, tema të vështira, marrëdhënie të shëndetshme e plot të tjera. Icebreaker i ka të gjitha.
– Amazon

Lexojeni këtë libër! Ky libër përmban Romancë. Komedi. Dramë. Personazhet janë të këndshme dhe ngjarjet rrjedhin lirshëm.
– Amazon

sqAlbanian