Përshkrim
Autori: Kristin Hannah
Një libër që të mbërthen që në faqen e parë, “Kopshti dimëror” rrëfen historinë zemërthyese dhe gjithëpërfshirëse të një gruaje, për dashurinë, për humbjen dhe për shpërblimin. Një histori dashurie epike, vendosur në Rusinë e Luftës së Dytë Botërore, dhe një portretizim i lidhjes nënë-bijë ditët e sotme, eksploron dhimbjet e luftës, çmimin e mbijetesës dhe triumfin e shpirtit njerëzor. Një histori që do të jetojë gjatë në zemrat e lexuesve.
1941. Leningradi, dikur magjik, gjendet në luftë, i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe i fundosur nën dëborë. Një qytet i mbushur me gra të dëshpëruara për të shpëtuar veten dhe fëmijët.
2000. Humbjet e mëdha dhe mosha kanë lënë gjurmë të thella në jetën e Ania Uitsonit, e cila me një zë të lehtë e të pasigurt nis t’u rrëfejë të bijave për një vajzë të bukur ruse, e cila jetonte dikur në Leningrad…
Nina dhe Merediti magjepsen nga historia që shtrihet në më shumë se gjashtëdhjetë vjet dhe kalon nga tmerret e luftës, në Alaskën e ditëve të sotme. Duke u përpjekur të arrijnë tek e vërteta, dy vajzat zbulojnë një të fshehtë tronditëse, të pabesueshme…