Manifesti kapitalist

L1,490

Përshkrim

Autori: Robert Kiyosaki

Përshkrim i shkurtër

“Manifesti kapitalist” është libri më polemizues i mentorit më të spikatur të financave personale dhe investimeve sot në botë, Robert Kiyosaki, ku shpjegon në mënyrë të detajuar nevojën për tu edukuar për mënyrën sesi funksionon paraja, tregjet dhe sesi rritet pasuria dhe mirëqenia në një botë që ndryshon vazhdimisht.

“Une shkrova librin “Babai pasur – Babai i varfër”-dhe të gjithë librat e tjerë të serisë Babai i pasur – si përgjigje ndaj pyetjes: çfarë na mësoi shkolla për paratë? Që të gjithë ne e di përgjigjen: nuk na mësoi shumë.

Në fakt, pjesa më e madhe e asaj që na mësohet në shkollë është e vjetëruar, nuk na shërben në jetë dhe thjesht nuk është e dobishme.

Për shembull, na kanë mësuar “kurse para”. Pse të kursejmë para kur qeveritë po shtypin triliona para të rreme?”

“Unë mbarova shkollën ushtarake dhe pilotova helikopterë për marinsat e SHBA-së Vietnam. E kam luftuar komunizmin për pjesën më të madhe të jetës sime.

Siç paralajmëronte Nikita Hrushovi, ne po shohim që parimet e librit “Manifesti komunist” i Karl Marksit mësohen sot në shkollat tona. Problemi është se, pa edukim të vërtetë financiar, mësuesi babai im i varfër nuk janë të vetëdijshëm se po u mësojnë brezave të ri idetë marksiste.”

“Në vitin 1997 shkrova librin “Babai i pasur – Babai i varfër” dhe në vitin 2021 shkrova “Manifesti kapitalist”. Unë shkruaj në mënyrë që t’i luftojmë idealet komuniste që mësohen në shkollat tona përmes mësimit të kapitalizmin në shtëpitë tona.”

sqAlbanian