“Mes djemsh” nga Emma Noyes

L1,200

Përshkrim

Përshkrim i shkurtër

Kjo është historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri. “Mes djemsh”, një libër mallëngjyes dhe rrëmbyes, është një histori e fuqishme për dashurinë e vërtetë, dashurinë për veten, si dhe vështirësitë e rritjes.

 

Xhini Mërfi ndihet mjaft mirë mes djemve. Miqësia me ta gjithnjë i është dukur e thjeshtë, pa koklavitje, pa drama, të paktën për sa kohë askush nuk bie në dashuri me atë apo ajo vetë me ndonjërin prej tyre.

Të gjithë janë pajtuar me këtë gjendje. Por një ditë, njihet me Adrian Silvasin, i vetmi që e nxit të dëshirojë shumë më tepër se thjesht miqësi. Prej atij çasti, Xhini fillon të vërë në pikëpyetje rregullat e veta.

Pak nga pak, Xhini dhe Adriani zënë e bien në një lidhje toksike dhe tepër të rrezikshme. Adriani, i cili ka parë shpirtcopëtimin e së ëmës, mendon se Xhini përbën një lloj kërcënimi për atë çka besuar deri më tani: që për dashurinë nuk ia vlen të rrezikosh asfare. Ndërsa për Xhinin, rreziku është dhe më i lartë. Po ta lërë Adrianin të bëhet pjesë e jetës së saj, ai mund të zbulojë një të fshehtë që ajo e mbron me thonj, për të cilën ndihet edhe në faj.

Xhini nuk po kërkon shpëtim nga ndokush. Por ndoshta, ajo dhe Adriani mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithnjë nëse më parë nuk e shkatërrojnë.

Kritika

Debutimi i jashtëzakonshëm i Emma Noyes është i vërtetë dhe shumë emocionues, madje do t’ju shoqërojë gjatë pasi të ktheni dhe faqen e fundit. Kjo histori dashurie duhet lexuar patjetër.

New York Times

Noyes arrin të hedhë në letër gëzimin dhe trazimin e fazave të rritjes. Është një refren ku shkrihen në një padurimi dhe shpresa.

Publishers Weekly

Noyes arrin të japë momente të dramës emocionuese në këtë histori dashurie të këtyre të rinjve 25-vjeçarë.

Booklist

“Mes djemsh” është një roman shpirtcopëtues dhe romantik, i shkruar bukur dhe me shumë origjinalitet, që na tregon rrugëtimin njerëzor përmes traumës, njohjes dhe dashurisë për veten.

Samantha Young, New York Times & USA Today bestselling author

Emma Noyes më bëri krejtësisht për vete me debutimin e saj spektakolar. “Mes djemsh” është një vështrim i sinqertë e pa dorashka në jetën e njëzetecavjeçarëve, që përpiqen të gjejnë dashurinë dhe veten. Noyes shkruan me mjeshtëri, kujdes dhe sinqeritet për tema tepër të vështira, duke arritur kulmin në një vepër fiksioni të shkëlqyeshme për të cilën nuk mund të ndaloj së menduari. Edhe pasi mbarova faqen e fundit, ishte e pamundur ta harroja këtë libër.

Falon Ballard

sqAlbanian