Mos kujtoni se do të shpëtoni nga librat

L1,000

Përshkrim

Autore: Jean-Claude Carrière & Umberto Eco

Përktheu: Saverina Pasho
280 faqe

Dhurata e përsosur për adhuruesit e librit: dy nga mendjet e ndritura të botës bëjnë një bisedë të këndshme me plot ide për të ardhmen e librit në epokën digjitale dhe vendosin se LIBRI është këtu për të qëndruar.

Shkenca e gëzuar: rrallëherë shprehja niçeane ka qenë kaq e përshtatshme për një libër… një libër për librat! Nga papirusi te mediat elektronike, ne udhëtojmë nëpër dy mijë vjet histori të librit përmes një diskutimi që është sa erudit aq edhe argëtues, i kulturuar e personal, filozofik e anekdotik, kureshtndjellës dhe plot shije. Kalojmë nëpër kohë dhe vende të ndryshme; takojmë njerëz të vërtetë krahas personazheve të trilluara; gjejmë lëvdimin e budallallëkut, analizën e pasionit të koleksionistit, arsyet pse një epokë e caktuar gjeneron kryevepra, mënyrën se si funksionon kujtesa dhe klasifikimin e një biblioteke. Ne mësojmë pse “pulave iu desh një shekull për të mësuar të mos kalonin rrugën” dhe cila është arsyeja pse “njohjen e së shkuarës ua detyrojmë budallenjve, idiotëve ose kundërshtarëve”.
Me pak fjalë, shijojmë “hovin letrar” të dy njerëzve pasionantë, që na tërheqin në vorbullën e tyre entuziaste, në të cilën çdo ide të befason, të huton, por sidomos të mëson. Në këto kohë të obskurantizmit galopant, është ndoshta nderimi më i mirë që mund t’i bëhet kulturës dhe antidoti më efektiv ndaj zhgënjimit”.

 

sqAlbanian