Nëse Zemra do të fliste

L1,500

Përshkrim

Autor:Sveva Casati Modignani

Xhulieta Brena është një grua e shkëlqyer. Ka një jetë të pasur plot me dashuri, që i përmbush edhe boshllëkun e lënë nga i ndjeri bashkëshort. Por, ka një gjemb në zemrën e saj që e mundon prej dyzet vitesh. Është dashuria e saj e parë, burri që e ka tradhtuar dhe poshtëruar në mënyrë të pafalshme. Xhulieta ka bërë të pamundurën për ta harruar, por fytyra e tij është në të gjitha gazetat ku flitet për sukseset si sipërmarrës. Në përpjekjen për t’u çliruar një herë e përgjithmonë prej tij, ajo djeg fotot dhe letrat që dëshmonin dashurinë e tyre të largët. Në moshën gjashtëdhjetëvjeçare ajo kërkon të nisë një jetë të re. Roko Di Falko ka një origjinë shumë të thjeshtë. Ka lindur në Siçili, është transferuar me familjen në Milano në vitet pesëdhjetë. Një ngjarje traumatike e ka privuar nga siguria që të jep familja duke e plagosur thellë, për pasojë puna është e vetmja arsye e jetës së tij. Intuita dhe shkathtësia e kanë bërë njërin prej njerëzve më të pasur të botës, i aftë që përmes prodhimit të syzeve, të krijojë një perandori ekonomike. Por me gjithë nismën dhe gjenialitetin si aftësi profesionale, jeta e tij private ka qenë vetëm një dështim. E vërteta është që ai nuk ka reshtur kurrë së dashuri Xhulietën, gruan që në mënyrë të turpshme ka tradhtuar. Ka ardhur momenti që ai ta rifitojë atë. Ritakimi i tyre është një histori e jetuar me intensitet e me pasion, një qark efektesh skenike që e mbajnë lexuesin të lidhur që nga faqja e parë deri në të fundit.

Libra të tjerë nga Sveva Casati Modignani: Më në fund një shi diamantesh, Një grua e denjë, Përgjithmonë Xhulia (1), Shkëlqimi i jetës (2), Dashuritë e një jete, Ana me sy të gjelbër, Tangoja e harrimit, Karfica me trëndafil, Zemër pasioni, Mjellma e zezë, Rrugica “Dukeska”, Një botë femërore, Baroni, Si yjet që bien, Vanilje dhe çokollatë, E fshehta e Leonisë, Një bashkëshort si shpirt, Pallati Soljano, Vreshti i Anxhelikës, Kur prek lumturinë, Suita 405.

sqAlbanian