Përshkrim
Autor: Scott Allan
Si të triumfosh mbi zvarritjen e gjërave dhe të fitosh zakonin që të bësh punë të vështira
E përktheu: Artan Duka
Çmimi: 1200 lekë
* * *
Mposht zakonin e zvarritjes së gjërave, nxit produktivitetin dhe merr nën kontroll jetën, TANI.
A po jeton në rrëmujë sepse vazhdon t’i shtysh detyrat e rëndësishme deri minutën e fundit? A ndihesh i çorganizuar në shtëpi dhe në punë?
Po përjeton ndjenja ankthi, zhgënjimi dhe pafuqie për shkak të të gjitha projekteve të papërfunduara?
Nëse po, është koha të kapërcesh zakonin e zvarritjes së punëve dhe të riorganizosh zakonet e papërshtatshme në punë.
Autori më i shitur ndërkombëtar dhe trajnuesi i zhvillimit personal, Scott Allan, dëshiron që ta mposhtësh zvarritjen dhe të eliminosh vlerësimet negative për veten, në mënyrë që t’i japësh fund rrëmujës së shmangies kronike të detyrave. Në këtë udhëzues praktik, do të mësosh metodën e tij hap pas hapi për të thyer zakonin e zvarritjes së punëve dhe për t’i dhënë fund sabotimit të vetes.