Përshkrim
Libri i tretë dhe i fundit i serisë “Çarli…” nga Sam Koplandi vjen në gjuhën shqipe. Për fëmijët është i njohur me dy librat e mëhershëm, “Çarli përshndërrohet në pulë” dhe “Çarli transformohet në Tireks”, ndonëse autori nuk i mbajti këto premtime dhe Çarli u bë ç’u bë, por nuk e pamë asnjëherë si pulë dhe si tiranozaur. Po në këtë libër, a thua vallë e ka mbajtur premtimin autori që Çarli të marrë formë mamuthi?
Një libër i shkruar me plot humor, në thelbin e vet flet për përjetimet e secilit fëmijë: shqetësimet, frikërat dhe ankthet kalohen shumë më lehtë dhe shumë më mirë kur ke familjen dhe shoqërinë afër. Një libër që të bën të shkulesh gazit, thotë me të drejtë gazeta Guardian. Por jo vetëm kaq. Një libër që zbavit dhe jep mesazhe shumë të mira për fëmijët.
I shkruar kaq bukur nga superagjenti letrar dhe supershkrimtari për fëmijë, përkthyer po aq në gjuhën shqipe nga Ilir I. Baçi
Një libër të cilin duhet ta lexojë çdo fëmijë!