“Si të rritësh një fëmijë të mrekullueshëm”

L1,500

Kategori:

Përshkrim

“Si të rritësh një fëmijë të mrekullueshëm”

Nuk është aspak e pazakontë që prindërit të mos e dinë mirë se ç’duhet bërë për të rritur fëmijë të mbarë në kohët moderne, ndaj, në qoftë se keni fëmijë të mitur dhe jeni të etur të mësoni gjërat e reja e të dëgjoni sugjerime praktike shumë të vyera, atëherë ky libër është për ju. Është shkruar nga Tim Seldin, President i Fondacionit Montesori dhe Kryetar i Këshillit Ndërkombëtar Montesori. Mbulon periudhën e jashtëzakonshme të rritjes dhe të zhvillimit mendor të fëmijës nga lindja deri në moshën gjashtë vjeç. Ky libër i suksesshëm Montesori që u drejtohet prindërve, përmban veprimtari praktike dhe përshkruan e këshillon për çdo fazë të zhvillimit të fëmijës. Është një botim i ri, i cili përmban dëshmi neuroshkencore rreth një metode, që i ndihmon fëmijët të bëhen të pavarur, të jenë të përqendruar e kureshtarë. Është i përditësuar, duke përfshirë çështje aktuale familjare, si dhe këshilla “me hapin e kohës” për mbarërritjen e fëmijëve në epokën digjitale.

Certifikuar për sigurinë nga BE

sqAlbanian