Treni i vendeve të pamundura

L1,200

Kategori: ,

Përshkrim

Autor: P.G.Bell

 

Aty ku e pamundura bëhet e mundur…

Kjo histori fantazie dhe aventure plor ritëm, “Treni i vendeve të pamundura: Dërgesa e mallkuar”, nga autori P.G.Bell, është po aq e këndshme sa edhe e mbushur me emocione. Ky është libri i parë i një triologjie të planifikuar, ku flitet për një tren që udhëton nëpër vende të cilat nuk janë të mundura të ekzistojnë, për një djalë të ngecur brenda një globi prej qelqi dhe për një vajzë që hyn pa dashje në aventurën më të çuditshme të jetës. Ekspresi i pamundur postar nuk është tren i zakonshëm. Është një tren me të cilin shpërndajnë postën xhuxhët, që nga rrënojat e anijeve të mbytura në fund të oqeanit e deri në hapësirë.

Kur ky tren i pamundur kalon nëpër sallonin e shtëpisë së Suzit bëhet zëvëndëspostiere dhe dorëzon pakon e parë te shtriga Krepuskula. Por vetë pakoja i lutet Suzit që të mos e lërë aty. Frederiku, djali i ngecur brenda globit, ka të dhëna se Krespuskula kërkon të vërë nën kontroll gjithë Bashkimin e Vendeve të Pamundura. Ndërkohë që vë shokët dhe veten në rrezik për të shpëtuar Frederikun, Suzit i duhet të bëjë zgjedhje të vështira, nga të cilat varet fati i gjithë Bashkimit.

sqAlbanian