“Zemërimi i ëngjëjve”

L1,500

Përshkrim

Autori: Sidney Sheldon

 

Zemërimi i engjëjve është një nga romanet më tërheqëse që Sidney Sheldoni ka shkruar ndonjëherë, dhe Xhenifer Parkeri, heroina e këtij romani, personazhi i tij më i jashtëzakonshëm. Xheniferi, vajza e një avokati të një qyteti të vogël, i bashkohet stafit të prokurorit të Qarkut të Manhatanit, për të luftuar për drejtësi, siç kishte bërë edhe i ati. Por më pak se njëzet e katër orë pasi kreu betimin, shpresat e Xheniferit, ëndrrat, karriera e saj shkërmoqen dhe ajo gjendet e vetme në rrezik, për t’u përjashtuar nga Urdhri i avokatëve dhe, më keq akoma, në pritje të një dënimi të mundshëm me burg. Kështu fillon historia e një gruaje të re inteligjente dhe të bukur, e cila do të bëhet më pas një nga avokatet mbrojtëse më të suksesshme të Amerikës.

Është kjo edhe historia e dy burrave të fuqishëm, me pushtet, Adam Uornerit, njeri i ndershëm dhe me integritet, i lindur për të udhëhequr vendin; dhe Majkëll Moretit, bindës, i çuditshëm dhe hakmarrës, një engjëll i zi që hap krahët e tij të tmerrit. Ajo që fillon si një përrallë, do të shndërrohet në një betejë dramatike për pushtet, që do të rrezikojë dashurinë dhe drejtësinë.

sqAlbanian