Zëri i Arçerit

L1,200

Përshkrim

Mia Sheridan

Nga autorja bestseller e “New York Times”, Mia Sheridan, vjen një romancë emocionale dhe e shtruar, rreth një gruaje që kërkon me çdo kusht të fshihet dhe burrit të saj që nuk i shpëton asgjë, e treguar në mënyrën më të përkryer.
Doja të humbja veten në qytetin e vogël të Pelionit, Maine. Të harroja gjithçka kisha lënë pas. Zhurmën e shiut. Gjakun. Ftohtësinë e armës në lëkurë. Për gjashtë muaj me radhë, çdo frymëmarrje më kujtonte që unë mbijetova, kurse babai jo. Që isha përsëri e sigurt. Por, çastin kur takova Arçer Hejllin, e gjithë bota m’u përmbys… dhe nuk u drejtua dot kurrë më.
Derisa shkela unë në botën e tij të çuditshme, të heshtur dhe të veçuar, Arçeri nuk komunikonte me askënd. Megjithatë, në sytë e tij ngjyrë uiski, mes nesh po ndodhte diçka e pakapshme. Kishte diçka më tepër se vetëm bukuria, prania apo mënyra se si komunikonte me duar me mua. Mbi mua. Mirëpo, ky qytet ishte zhytur në sekrete dhe tradhti, ndërsa Arçeri ishte qendra shpërthyese e të gjithave.
Shumë pasion. Po aq shumë dhimbje. Por vetëm në heshtjen e Arçerit mund ta gjenim atë që na duhej për t’u shëruar… dhe për të jetuar.

* * *
Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal
* * *
“Bibla se si të shkruash një histori dashurie të mirë dhe bindëse.”
– L.J. Shen, autore bestseller e USA Today
* * *
“Nuk ka histori dashurie që krahasohet me rrëfimet e Mia Sheridanit.”
– A.L. Jackson, autore bestseller e New York Times

sqAlbanian